Vazhdoni ta doni njëri-tjetrin
Jezusi i deshi dishepujt e Tij deri në fund të jetës së Tij dhe i urdhëroi dishepujt e Tij që ta donin njëri-tjetrin ashtu siç i kishte dashur Ai. Gjoni iu referua Vetes si «ai që Jezusi e donte» dhe i nxiti dëgjuesit e tij që t’i donin të tjerët me veprim dhe në të vërtetë. Të duash në mënyrë aktive të tjerët është një tregues i pamohueshëm se ne kemi përjetuar dashurinë transformuese dhe të pakushtëzuar të Perëndisë.
Pyetje
- Si ju ka ndryshuar dashuria e Perëndisë? (Përmend një ose dy gjëra konkrete.)
- Si mund ta ndihmoni dikë, që do ta takoni këtë javë, të përjetojë dashurinë e Perëndisë? (përsëri: përmend një ose dy gjëra konkrete)
Vargu biblik
Dashuria vëllazërore le të mbetet. – Hebrenjve 13:1
Lutja:
Zot, faleminderit që më ke dashur. Ashtu si Gjoni, më ndihmo të gjej identitetin tim në të qenit i dashur nga Ti. Faleminderit që më ke dashur “deri në fund” duke më falur, pastruar dhe transformuar. Le të vërshojë realiteti i të qenit i dashur nga Ti në marrëdhëniet e mia me të tjerët këtë javë. Unë lutem në emër të Jezusit, dashuria e të cilit më ka ndryshuar jetën, Amen