Marrja e këshillave
Të kërkosh këshilla zbulon mençuri. Të marrësh këshilla tregon përulësi. Pali dhe Barnaba kërkuan këshilla nga apostujt dhe pleqtë. Pali i dha Pjetrit këshilla kur ai ishte në gabim. Pjetri më vonë pohoi shërbimin e Palit. Sa e mrekullueshme do të ishte kur do të mund të konsultoheshim lirshëm me udhëheqës / pastorë të tjerë të krishterë për çështje që na shqetësojnë. Kur i besojmë njëri-tjetrit mjaftueshëm për të ndarë hapur pyetjet dhe shqetësimet tona më të thella.
Pyetje
- Kujt i besoni për t’ju dhënë këshilla hyjnore?
- A jeni i hapur ndaj asaj që Perëndia mund të dëshirojë t’ju thotë nëpërmjet të tjerëve?
- Cili është reagimi juaj kur të tjerët ju ofrojnë këshilla?
Vargu biblik
Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. — Fjalët e urta 27:17
Lutja:
Zot, faleminderit që sigurove mençurinë dhe mprehtësinë hyjnore nëpërmjet vëllezërve dhe motrave në Krishtin. Hapi veshët e mi për të dëgjuar me përulësi atë që dëshiron të më thuash nëpërmjet tyre, në mënyrë që të rritem në ngjashmëri me Krishtin. Unë dua të jem një shërbëtor i mençur dhe i zgjuar. Në emër të Jezusit lutem, Amen.