“FOKUSI” dëshiron të reflektojë së bashku me kishat lokale për vendin e fëmijëve dhe të rinjve brenda kishës. Përfshirja e të rinjve nuk është një gjë e lehtë për shumë kisha. Pyetja është se si kisha mund të jetë një vend i ngrohtë dhe frymëzues për brezat e rinj. Kisha ka nevojë për të rinjtë për të mbetur një kishë të shëndetshme.
Bibla tregon se fëmijët dhe rinia janë një pjesë e rëndësishme e kishës. Në të njëjtën kohë, shumë kisha e kanë të vështirë t'u japin të rinjve vëmendjen dhe përgjegjësinë e duhur. Talentet e të rinjve nuk shihen gjithmonë. Si mund të ndiejnë të rinjtë se janë të nevojshëm për të ndërtuar Mbretërinë e Perëndisë?
Shumë të rinj pyesin se si ta lidhin besimin e tyre me jetën e tyre të përditshme. Kjo është edhe më e vështirë nëse ata jetojnë në një kulturë laike ose myslimane. Si mund të jetë kisha një vend frymëzues për rininë ku të mësojë të ndjekë Jezu Krishtin?
“FOKUSI” dëshiron (në bashkëpunim me organizatat partnere) t'i ndihmojë kishat të:
“FOKUSI” bashkëpunon me organizata rinore shqiptare si Bashkësia e Ungjillëzimit të fëmijëve e Shqipërisë (BUFSH) për trajnime dhe materiale.