Sa shumë keni nevojë për Jezusin? Mund të jetë e lehtë të thuhet se ne kemi nevojë për Jezusin dhe si udhëheqës që e ndjekin Atë si modelin tonë, ne të gjithë do ta thonim këtë. Por si vareni tek Ai në jetën dhe udhëheqjen tuaj? Aq shpesh ne mund të veprojmë sikur ne vetë rregullojmë gjithçka pa e kuptuar se jemi të varur nga Ai në të gjitha gjërat.

Pyetje

  1. Si po i krijoni vend Atij dhe si po e ftoni ndikimin e Tij në të menduarit dhe veprimin tuaj?
  2. Cilat zakone shpirtërore do t’ju mbështesin si udhëheqës shërbëtor këtë javë?

Vargu biblik
Kë kam në qiell veç teje? Dhe toka nuk ka asgjë tjetër që unë dëshiroj përveç teje. Mishi dhe zemra ime mund të ligështohen, por Perëndia është forca e zemrës sime dhe pjesa ime përgjithmonë. (Psalmi 73:25, 26)



Lutja:
Jezus, Ti je besnik, plotësisht i besueshëm për çdo nevojë timen, çdo moment, çdo ditë, në çdo situatë. Më kujto sot se Ti je gjithmonë me mua. Vazhdimisht i kthej sytë nga Ti. Mund të mbështetem tek Ti në të njëjtën mënyrë që ti u mbështete tek Ati Yt. Në emrin Tënd lutem, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera