Një pamje mbi retë
Kur ngjarjet e jetës sfidojnë aftësinë tonë për të udhëhequr si Jezusi, kohët e vetmisë dhe të dialogut me Perëndinë bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Mbi erën dhe stuhinë, ne jemi në gjendje të reflektojmë mbi realitetet e pandryshueshme të jetës dhe të fitojmë një këndvështrim të përjetshëm shpirtëror mbi ngjarjet dhe njerëzit, duke përfshirë rolin dhe përgjegjësitë tona. Fryma dëshiron t’i përdorë këto kohë për të ripërtërirë forcën tonë, për të riorganizuar këndvështrimin tonë dhe për të freskuar zemrat tona.
Pyetje
- Çfarë ndodh me ju kur mendoni për madhështinë e Zotit?
- Si mund ta përhapësh madhështinë e Zotit këtë javë në shërbimin tënd ndaj tij dhe njerëzve që do të takosh?
Vargu biblik
Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë! – Psalmi 8:1
Lutja
O Fryma e Perëndisë së gjallë, më jep jetë, shpresë dhe forcë teksa ndahem për të kaluar kohë me Ty. Zbulomë Madhështinë Tënde! Rinovo, rifresko dhe riorganizo këndvështrimin tim; më lër ta shoh jetën siç e sheh ti. Le të të reflektoj TY kudo që do të më dërgosh sot. Unë lutem në emrin e Jezusit, Amen