A pyesni veten se çfarë ju  pret në të ardhmen? Shkrimi na siguron se Jezusi është shoqëruesi ynë i udhëtimit. Çelësi i jetës së dishepujve me Jezusin ishte se ata po ndiqnin drejtimin e Tij, duke shkuar atje ku Ai donte të shkonte, duke folur për atë që Ai donte të fliste, duke përmbushur qëllimet e Tij dhe jo anasjelltas.

 

Pyetje :

  1. Ku dëshiron të të çojë Jezusi këtë javë?
  2. Kur mendoni për të ardhmen, cilat janë gjërat që dëshironi apo keni frikë? Flisni për këto gjëra në lutje me Jezusin.

 

Vargu nga bibla

Ata ishin në udhëtim për t’u ngjitur në Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin të tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi përsëri të dymbëdhjetët mënjanë dhe nisi t’u thotë çfarë do t’i ndodhte: (Marku 10:32)

Lutje:

Jezus, ndërsa udhëtoj me Ty në të ardhmen, nuk dua të humbas, por të jem aty ku je dhe të jem pjesë e asaj që po bën, edhe kur është e vështirë dhe nuk e kuptoj. Po e le këtë javë tek ty.  Drejto rrugën, që të mund të të ndjek. Unë e jap jetën time dhe shërbesën time në duart e tua. Në emrin Tënd lutem, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera