A prireni të luteni më shumë kur gjërat po shkojnë mirë apo kur e gjeni veten përballë sfidave? Nëse e gjejmë veten duke u lutur vetëm kur jemi në fund të forcës dhe zgjuarsisë sonë, ne po luftojmë me krenarinë. Jeta e Jezusit zbulon se një udhëheqës plotësisht i kualifikuar mund të jetë gjithashtu me përulësi dhe plotësisht i varur nga Perëndia, duke kërkuar dhe ndjekur Atin, në vend që të udhëheqë me forcën dhe aftësitë e veta.
Pyetje
- Si do ta ndiqni shembullin e Jezusit këtë javë?
- Cilat janë bekimet që Perëndia të ka dhënë në jetën tënde ?
Falënderoni Zotin dhe përlëvdojeni emrin e tij për mëshirën e tij.
Vargu nga bibla
Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t’u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej. (Luka 5:15-16)
Lutja:
Jezus, faleminderit që drejtove rrugën për tu lutur. Nëse kam sukses në ata që u shërbej apo nëse sfidohem e më kërkojnë më shumë nga sa dukem i aftë t’ju jap, më kujto të kërkoj me përulësi kohë me Atin për të marrë këndvështrimin dhe udhëheqjen e Tij. Në emrin Tënd lutem sot, Amen.