A hezitoni ndonjëherë të luteni sepse nuk doni ta shqetësoni Perëndinë? Ndoshta ju mendoni se një udhëheqës duhet t’i ketë të gjitha gjërat të zgjidhura. Ndoshta nuk doni të dukeni të dëshpëruar. Jezusi e modeloi varësinë e përulur tek Perëndia në çdo gjë si shenjën e një udhëheqësie shërbyese. Mos u përpiqni të udhëhiqni pa urtësinë dhe forcën e Atit.

 

Pyetje :

  1. Cilat janë momentet kur duhet të largoheni nga krenaria dhe frika dhe t’i thërrisni Atit për ndihmë?
  2. A i mbani mend situatat që mendonit se ishin shumë të mëdha për t’u zgjidhur nga Perëndia? Sillini ato situata para Tij dhe thirreni për ndihmë.

 

Vargu nga Bibla :

Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë. (Psalmi 142:6)

Lutja :

Zot, faleminderit që më kujton që kam nevojë të dëgjoj udhëzimet e Tua, veçanërisht kur rrethanat janë të vështira për mua. Faleminderit për shembullin e Jezusit dhe thirrjen në Shkrime për të të thirrur Ty kur kam nevojë dhe kur jam i dëshpëruar. Dëgjo zërin tim sot ndërsa unë të thërras Ty në emrin e Jezusit. Besoj se asnjë situatë nuk është shumë e vështirë për Ty, Amen

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera