Një hap në një kohë

Ndërsa Jezusi përgatitej të kthehej në qiell pas ringjalljes së Tij, dishepujt pyetën me padurim për hapin tjetër në planin e Perëndisë. Edhe pse Jezusi u kishte dhënë atyre tashmë misionin e tyre dhe u kishte thënë atyre hapin e tyre të ardhshëm, ata vrapuan përpara Tij në mendimet e tyre. Do të ishte më mirë sikur të kishin pritur me durim hapin tjetër.

Pyetje

  • A ka ndodhur në jetën tuaj që me padurim keni dashur të ecni përpara planit të Perëndisë?
  • Si mund t’a trajnoni veten për të pritur kohën e Perëndisë? Një hap në një kohë?

Vargu biblik
Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre, dhe thanë: ”Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell – Veprat 1:10-11

 

Lutja
Zot, kur unë, si dishepujt, të pyes për gjëra që nuk kam nevojë t’i di ende, më kujto që të bëj me besnikëri gjërat që Ti i ke zbuluar tashmë. Kur TI të kthehesh, unë dua që të më gjesh duke të shërbyer me besnikëri. Unë lutem për këtë në emrin Tënd, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera