Nevojtarët
Pika fillestare e Jezusit për shërbimin zakonisht duket se janë nevojat e njerëzve. Merreni parasysh dhembshurinë e Tij në ushqyerjen e 4000 dhe 5000, shërimin e të verbërve dhe të çalëve dhe përgjigjen e pyetjeve të njerëzve të zakonshëm. A nuk ju ka thirrur Ai ju, ndjekësin e Tij, të bëni të njëjtën gjë?
Pyetje
Kujt do t’i shërbeni në pikën e tyre të nevojës këtë javë?
Vargu biblik
Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ”Po të duash, ti mund të më pastrosh”. Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ”Po, e dua, qofsh pastruar!”. Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua. – Marku 1:40-42
Lutja
Jezus, faleminderit që je gati të më takosh mua në nevojën time, ashtu siç e takove lebrozin në nevojën e tij. Gatishmëria jote për të shëruar, për të falur, për të pastruar dhe për të rivendosur zbulon zemrën e Atit. Më jep një zemër të gatshme që edhe unë t’u shërbej njerëzve në pikën e tyre të nevojës. Unë kërkoj në emrin Tënd, Amen.