Jezusi: një dhuratë për njerëzimin
“Jezus, ti e di ndjenjën e të qenit i padëshiruar në tokë, por të lutem më ndihmo!”, një refugjat u lut sipas kësaj lutje në një kohë të vështirë kur iu refuzua zgjatja e vizës. Pas refuzimit, ai nuk mund të qëndronte, duke humbur punën dhe shtëpinë. Për secilin prej nesh që duhej të bënim lëvizje të papritura gjeografikisht, si emigrantë apo refugjatë, udhëtimi është shpesh i frikshëm dhe i vështirë. Megjithatë, ne mund të kemi shpresë, sepse Jezusi e kupton udhëtimin e mundimshëm. Një udhëheqës tiranik dhe i pasigurt i detyroi ata të iknin në Egjipt. Një situate e ngjashme për shumë prej nesh në mbarë botën. Kur e gjejmë veten në këtë situatë të vështirë, ne kemi dëshpërimisht nevojë për dikë që të kuptojë se çfarë po kalojmë; dikush që mund të qëndrojë me ne. Në Jezusin, në Zotin e universit, mund të gjejnë ngushëllim si emigrantët dhe refugjatët, sepse Ai vetë ka kaluar të njëjtën gjë.
Vargu biblik
Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: ”Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë”. Jozefi, pra, u zgjua, mori fëmijën dhe nënën e tij natën dhe iku në Egjipt. – Mateu 2:13-14.
Pyetje
- Keni menduar edhe ju të largoheni nga vendi dhe të emigroni në një vend tjetër? Si e kuptoni vullnetin e Perëndisë në mes të atyre mendimeve?
- Cili mendoni se është mesazhi i Krishtlindjes për të gjithë ata që kanë emigruar ose që po mendojnë ta bëjnë këtë?
Lutja
I dashur Zot, ne të falënderojmë që erdhe në këtë botë për të treguar dashurinë tënde ndaj njerëzve që janë në situata të vështira. Edhe ti vetë u bëre refugjat. Në kohën tonë ka kaq shumë njerëz që po emigrojnë për arsye të ndryshme. Mund të jetë e vështirë për ta të ndihen si në shtëpi. Ne të falenderojmë që Ti mund t’i kuptosh dhe të qëndrosh me ta. Ne lutemi që Ti t’i inkurajosh të gjithë ata. Bëhu një shtëpi për të pastrehët, bukë për emigrantin dhe strehë për refugjatët dhe emigrantët. Na jep neve si udhëheqës urtësi se si të udhëheqim edhe në këto kohë sfiduese. Ne lutemi në emrin e Jezusit. Amen.