Udhëheqës në shkretëtirë

Ndonjëherë udhëtimi i udhëheqësit shërbëtor kalon nëpër shkretëtirë. Në shkretëtirë, Moisiu dëgjoi thirrjen e Perëndisë dhe nxori mësime që do t’i duheshin më vonë për ta udhëhequr popullin e Perëndisë nëpër të njëjtën shkretëtirë. Jezusi shkoi vullnetarisht në shkretëtirë për të përgatitur Veten për shërbesën publike, duke i rezistuar tundimit dhe duke iu shërbyer nga engjëjt.

Pyetje

  • Çfarë mësimesh ju ka dhënë Perëndia nëpërmjet përvojave të shkretëtirës?
  • A besoni se Zoti ju ka përgatitur gjatë periudhave të tilla të shkretëtirës? Per cfare?

 

Vargu biblik
Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij. Ligji i Përtërirë 8:2

 

Lutja:
Zot, faleminderit që udhëtove besnikërisht me njerëzit e Tu, duke bërë shtëpinë Tënde me ta, edhe pse ata u gjendën në shkretëtirë nga mosbindje. Faleminderit që përdorët shkretëtirën për të formuar udhëheqës si Moisiu, Joshua dhe Jezusi. Më jep formë, të lutem, dhe më bëj një bekim për të tjerët që po udhëtojnë nëpër shkretëtirë. Në emër të Jezusit lutem, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera