Mençuria është një nga ato cilësi udhëheqëse që shkëlqen në jetën e një personi, duke pasqyruar një person të nënshtruar ndaj autoritetit të Perëndisë. Mençuria lind në përulësi dhe bazohet në njohuri, duke zbatuar të vërtetën e Perëndisë në jetën tuaj. Urtësia pranon se ne nuk e dimë, por Perëndia e di dhe ne do të ndjekim drejtimin e Tij.
Pyetje
- Si do ta përshkruanit mençurinë?
- Kë njihni si njeri të urtë që mund të jetë shembull për ju?
- Mendoni se të tjerët do të të quanin njeri të mençur?
Vargu nga bibla
Kush është ndër ju i urtë dhe i ditur? Le të tregojë me sjellje të bukur veprat e tij me zemërbutësi të urtësisë. (Jakobi 3:13)
Lutja :
Zoti i mençurisë dhe Fryma e së vërtetës, më drejto ti gjatë kësaj jave. Le të reflektojnë veprimet dhe qëndrimet e mia se unë po ndjek me përulësi mençurinë Tënde dhe jo rrugën e botës. Më ndihmo, më kujto t’i vlerësoj njerëzit dhe të jetoj një jetë që të nderon Ty dhe jo veten time. Le të rritem në urtësi duke reflektuar mençurinë Tënde tek të tjerët. Unë me përulësi kërkoj dhe lutem në emrin e Jezusit, amen.