Tejkalimi i pritshmërive

Perëndia e thirri Abramin që t’i besonte Atij dhe ta ndiqte Atë në të panjohurën, duke premtuar se Ai do ta tejkalonte shumë shpresën e Abramit për të ardhmen. Ndërsa Abrami i besoi dhe e ndoqi Perëndinë, Perëndia e ndryshoi atë nga Abram në Abraham, një person jeta dhe trashëgimia e të cilit u transformuan nga fuqia e Perëndisë.

Pyetje

  • A ju kujtohet kur Zoti ju ka thirrur ta ndiqni Atë?
  • Cili mendoni se është plani që ka Perëndia në thirrjen për të shërbyer në mbretërinë e tij?

Vargu biblik

Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: “Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh”, pastaj shtoi: “Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu”. Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë. – Zanafilla 15:5-6

Lutja

Zot, sa e mahnitshme që jam pjesë e përmbushjes së premtimit Tënd ndaj Abramit. Ti më ke thirrur në familjen e madhe të besimit, të atyre që besojnë në Krishtin Jezus dhe që konsiderohen të drejtë me anë të besimit. Transformo jetën, udhëheqjen dhe trashëgiminë time ndërsa besoj dhe ndjek Jezusin, në emër të të cilit lutem, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera