Të jetosh të vërtetën (Biri i ngjan Atit)

Jeta e Jezusit përfaqëson me saktësi realitetin se kush është Perëndia dhe çfarë ndjen dhe mendon Ai për çdo aspekt të jetës, duke përfshirë udhëheqjen. I fuqizuar nga Perëndia, udhëheqësi shërbëtor pasqyron Perëndinë duke takuar njerëzit në pikën e tyre të nevojës, duke i dhënë faljen e Perëndisë dhe duke i çliruar njerëzit nga gënjeshtrat e Satanait duke shpallur të vërtetën e Perëndisë.

Pyetje
Kur njerëzit ju shikojnë, duke qenë një udhëheqës i krishterë, si e shohin Jezusin tek ju?

Vargu biblik:
Jezusi i tha: ”Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: “Na e trego Atin?”. A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat..—Gjoni 14:9-10

Lutja:
Jezus, unë dua të jetoj një jetë që të pasqyrojë me saktësi Ty te të tjerët, ashtu si jeta jote pasqyroi me të vërtetë Atin. Unë kam nevojë që Ti të jetosh në mua dhe të punosh nëpërmjet meje. Unë dua që njerëzit ta njohin më mirë Atin sepse e kanë përjetuar prekjen e Tij nëpërmjet ndërveprimit të tyre me mua. E kërkoj me përulësi këtë në emrin Tënd, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera