Të gjithë ne kemi një tendencë për të kontrolluar ose mbrojtur disa aspekte të jetës sonë. Ne na pëlqen të vendosim vetë se çfarë do të ndodhë në jetën tonë. Zoti, megjithatë, dëshiron të ketë akses të lirë në çdo pjesë tonën – motivimet, mendimet, marrëdhëniet, sjelljet, praktikat e përditshme. Si Zot, Ai ka të drejtë të ndërhyjë dhe të riorganizojë planet, qëllimet, prioritetet dhe ëndrrat tona në çdo kohë sipas planeve të tij. Ne mund t’i besojmë Atij që të bëjë gjënë e duhur për ne dhe njerëzit që na ka besuar.

Pyetjet

  1. Sa i hapur je ti nëse Perëndia dëshiron të shohë ndryshime në jetën tënde?
  2. A po luteni që Perëndia t’ju zbulojë se ku po ju thërret dhe që ta ndiqni Atë me besim pa kushte këtë javë?

Vargu Biblik

Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: ”Ndiqmë!”. Dhe ai u çua dhe e ndoqi. Mateu 9:9

Lutja

Jezus, unë dua t’i përgjigjem thirrjes Tënde po aq thjesht, me besim, me vullnet dhe me bindje, si Mateu dhe dishepujt e tjerë. Të lutem, më trego se si dëshiron të më ndryshosh këtë javë. Largoje rezistencën time, sill një jetë të re përmes Frymës Tënde dhe më bëj një udhëheqës të mirë. Unë lutem në emrin Tënd, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera