Vdekja dhe ringjallja e Jezusit ka kapërcyer pengesën më të rëndësishme për t’u bërë ata që Perëndia na ka thirrur të jemi: gjendja jonë e vdekur nga mëkati. Ne nuk jemi më të vdekur, por të gjallë; jo më të verbuar nga krenaria dhe mëkati, por të përulur e të vetëdijshëm se të kujt jemi në Krishtin; jo më të ndikuar nga faji dhe frika, por të falur dhe të sigurt në fuqinë e Frymës s ë Tij. L ejojeni dashurinë dhe jetën e Tij të transformojnë jetën tuaj. Lejojeni hiri i Tij të ketë ndikimin e tij të plotë në jetën dhe udhëheqjen tuaj.
Pyetjet
- Ndërsa shikoni prapa në jetën dhe udhëheqjen tuaj, në cilat fusha ju ka ndryshuar Perëndia vitet e fundit?
- Çfarë do të thotë për ju që jeni të dashur nga Perëndia dhe se jeni bërë të gjallë me Krishtin
Vargu Biblik
Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit), Efesian ë ve 2:4 5
Lutja
Zot, të lavdëroj për bollëkun e mëshirës dhe hirit që më ke treguar. Lutem që ta kaloj këtë
nivel mëshire dhe hiri te të tjerët këtë javë. Në emër të Jezusit, me të cilin jam gjallë
përgjithmonë, lutem, amen.