Të çmosh do të thotë të vlerësosh shumë diçka ose dikë, të mbash diçka afër zemrës, të kesh objektin e dashurisë sate shpesh në mendjen tënde, aq sa të ndryshojë mënyrën se si jeton. Shkrimtarët e urtësisë së Dhiatës së Vjetër na nxisin të vlerësojmë, ta çmojmë mençurinë dhe mirëkuptimin nga këndvështrimi i Perëndisë. Jetët tona zbulojnë atë që ne e duam, pavarësisht nëse e shprehim me vetëdije me fjalë apo jo.
Pyetje
Çfarë zbulon jeta juaj për atë që keni për zemër?
Sa e rëndësishme është për ju mençuria dhe mirëkuptimi? Si i vlerësoni këto fjalë këtë javë?
Vargu nga bibla
Kush fiton mençuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën. (Fjalët e urta 19:8)
Lutja :
Zot, Ti e di atë që më pushton zemrën dhe mendjen, këndvështrimet që më ndikojnë dhe drejtojnë fjalët dhe veprimet e mia. Zëvendëso këndvështrimet e mia egoiste me mençuri dhe kuptueshmëri hyjnore. Ndrysho mendimin tim ndërsa kërkoj mençurinë Tënde dhe meditoj për të vërtetën Tënde. Më drejto që të vlerësoj mendimet dhe mençurinë Tënde mbi të gjitha të tjerat. Unë lutem në emrin e Jezusit, amen.