Pavarësisht se si mund të duken rrethanat në këtë moment, dëshmia e Shkrimit është se ka shpresë. Ringjallja e Jezusit është provë që jeton nëpër mijëvjeçarë. Ai ka mundur dhe Ai është i gjallë. Ai është i pranishëm për ju sot. Fryma e Perëndisë është këshilltari juaj. Asgjë nuk mund t’ju ndajë nga Ai. Zoti është për ju.

 

Pyetje ;

  1. Çfarë ndryshimi ka në jetën tuaj këtë javë njohja e kësaj?
  2. Cilët janë personat apo sfidat që mundohen t’ju ndajnë nga Zoti? Tregojuni atyre se ata nuk do të kenë kurrë sukses.

 

Vargu nga Bibla

Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? (Romakëve 8:31)

Lutja:

Zoti, Perëndia ynë, që e ringjalli Jezusin nga vdekja në jetë, që derdh Frymën Tënde mbi popullin Tënd, faleminderit që Jezusi është i pranishëm me mua sot. Ti i di sfidat me të cilat përballem, ato që do të më bënin të veproja nga krenaria dhe frika. Por tek Ti kam shpresë. Unë mund të eci lirisht, me përulësi dhe me besim në këtë ditë, i vetëdijshëm për praninë Tënde dhe i fokusuar në shërbimin ndaj të tjerëve. Në emër të Jezusit lutem, Amen.

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera