Shërbeni aty ku ju vendos Zoti

Ashtu si shërbëtorja e Naamanit në 2 Mbretërve 5, ju mund t’ a gjeni veten ndonjëherë të zënë ngushtë nga rrethanat që nuk i keni krijuar. Ndoshta nuk jeni në vendin ku do të dëshironit të ishit, por prapëseprapë Zoti mund t’ju përdorë në planin e tij. Kudo që të jeni dhe kudo që të shërbeni, Perëndia është në gjendje t’ju përdorë për të ndikuar në jetën e të tjerëve. Ashtu siç bëri Perëndia me këtë grua të re në historinë e Naamanit. Nëpërmjet fjalëve dhe dëshmisë së saj, Naamani mori shërimin fizik dhe rrëfeu Zotin si Perëndi.

 

Pyetje

  • A ju kujtohet se kë përdori Perëndia që ti dëgjove ungjillin për herë të parë?
  • Ku ju ka vendosur Zoti për t’i shërbyer atij?
  • Cilët janë njerëzit për të cilët Zoti dëshiron që ju të ndani ungjillin këtë javë?

 

Vargu biblik
Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij! —1 Kronikave 16:11

 

Lutja:
Zot, këto janë fjalë të mira, këshilla të mira. Pavarësisht se ku e gjej veten sot, është gjithmonë koha e duhur për të parë Ty dhe forcën Tënde. Ndërsa kërkoj fytyrën Tënde, më trego mundësitë që kam për t’i drejtuar njerëzit drejt Teje. Qofshin të tjerët të të njohin Ty ndërsa unë lavdëroj dhe shërbej aty ku Ti më vendos. Në emër të Jezusit, unë lutem, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera