Qëndrueshmëri

Kur kohët janë të vështira, udhëheqësit mund të tundohen të devijojnë nga shembulli i Jezusit për udhëheqësinë shërbyese. Megjithatë, Jezusi nuk na thirri për të qenë udhëheqës shërbëtorë vetëm kur ndihemi mirë. Ai vetë lau këmbët e dishepujve të Tij, përfshirë edhe Judën, atë natë kur Ai u tradhtua.

Pyetje

  • Kur ju duhet edhe juve, ashtu si Jezusi, të merrni forcë nga marrëdhënia juaj me Atin, forcë për të vazhduar shërbesën deri në fund?
  • Cilat janë momentet në shërbesën tuaj që keni më shumë nevojë për forcë për të vazhduar dhe për të ripërtërirë shpirtin tuaj?

Vargu biblik
Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij. Psalmi 23:1-3

Lutja
Zot, unë kërkoj nga Ti këtë javë për forcë shpirtërore që të mund të jem besnik në atë që më ke thirrur të bëj. E di që udhëheqja ime duhet të jetë më shumë se fjalë. Më jep guximin dhe përkushtimin e Jezusit për të të ndjekur me besnikëri deri në fund. Më fresko dhe udhëzo, lutem në emrin e Jezusit. Amen.

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera