Të gjithë ne do të kemi mundësi të pranojmë se kemi gabuar në disa situata. Ne kemi folur një fjalë të pakujdesshme, kemi bërë një veprim të pamenduar, kemi humbur një mundësi ose kemi bërë një veprim egoist. Ato gjëra thjesht ndodhin. Dishepulli që Jezusi e donte na jep një plan veprimi që duhet ta ndjekim kur ne nuk jetojmë, nuk duam ose nuk udhëheqim si Jezusi. Le ta lejojmë Perëndinë të na shpengojë nga dështimet tona, ashtu si Ai bëri me dishepujt e tij të parë.
Pyetjet:
- A keni refuzuar ndonjëherë të pranoni një gabim përpara Perëndisë? Bibla thotë se atëherë nuk po jetoni në të vërtetën. Kërkoni falje.
- Cilat situata ju vijnë ndërmend tani kur e keni kuptuar se keni bërë diçka të gabuar? 3. Çfarë do të thotë për ju si udhëheqës që Perëndia dëshiron të pastrojë të gjithë ligësinë tuaj?
Vargu Biblik
Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.—1 Gjonit 1:8-9
Lutja
O Zot, më jep përulësinë për të pranuar mëkatin tim, besimin në faljen dhe pastrimin Tënd dhe kurajo për të korrigjuar të tjerët. Në emër të Jezusit lutem, Amen.