Të gjithë ne kemi nevojë të korrigjohemi herë pas here. Si liderë ne nuk jemi perfekt. Shpesh bëjmë gabime. Nëse pranojmë korrigjimin, ridrejtimin dhe këshillën, mund të shohim se ato janë mjete që mund të na ndihmojnë të rritemi dhe të ndryshojmë. Qëndrimi ynë ndaj korrigjimit bën të gjithë ndryshimin. Zemrat dhe mendjet e përulura janë thelbësore: të pranojmë se nuk jemi Zot, se nuk kemi arritur në përsosmëri, se të mësuarit është një udhëtim gjatë gjithë jetës.

Pyetje:

  1. Si e merrni korrigjimin në jetën tuaj? A jeni i hapur për atë që të tjerët mund t’ju thonë?
  2. Cili ishte momenti më i vështirë në jetën tuaj kur dikush u përpoq t’ju korrigjonte?

Vargu biblik:

Kushdo që ia vë veshin korrigjimit jetëdhënës do të jetë në shtëpinë e tij mes të mençurve. Ata që shpërfillin disiplinën e përçmojnë veten, por ai që ia vë veshin korrigjimit fiton kuptueshmëri. (Fjalët e Urta 15:31-32).

Lutja:

Atë, kam nevojë për korrigjimin Tënd që të vazhdoj të bëhem si Jezusi. Nxit dëshirën time për të qenë në Shkrimin e Shenjtë. Më ndrysho teksa reflektoj mbi Fjalën Tënde. E di që ndonjëherë Ti dërgon të tjerë që të më korrigjojnë. Më ndihmo të kem zemër dhe mendje të hapur. Më ndihmo të dëgjoj korrigjimin Tënd, sido që ta dërgosh. Mos më lër si jam. Unë lutem në emrin e Jezusit, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera