Çfarë shkakton reagime krenare tek ju? Çfarë ju bën të reagoni nga frika? Të gjithë ne kemi butona që në njëfarë mënyre shtypen dhe e gjejmë veten përsëri në luftë me krenarinë dhe frikën. Njohja e asaj që tenton të na rikthejë në këto sjellje është hapi i parë për t’i ndryshuar ato. Po aq i rëndësishëm është edhe qëndrimi ynë.
Pyetje:
- A jeni të kënaqur që krenaria dhe frika të ndikojnë negativisht në jetën dhe udhëheqjen tuaj? Apo jeni gati t’ia dorëzoni ato Perëndisë dhe ta lejoni që t’ju transformojë?
- Sa shpesh i shqyrtoni mënyrat tuaja dhe reflektoni mbi to? Bëje një rutinë të rregullt, në mënyrë që të mos largohesh nga Zoti.
Vargu biblik
Le t’i shqyrtojmë rrugët tona, t’i provojmë dhe të kthehemi te Zoti. (Vajtimet 3:40)
Lutja:
Zot, nuk dua të kënaqem me një jetë të sunduar nga krenaria dhe frika. Më trego se ku kanë këto ndikim në jetën time. Më lër ta shoh veten ashtu siç më sheh ti. Unë besoj se Ti mund të më transformosh. I nënshtrohem me përulësi udhëheqjes Tënde. Më rindërto sipas shëmbëlltyrës së Jezusit, unë i kërkoj këto në emrin e Tij, Amen