Përballë opozitës

Jezusi jetoi vazhdimisht për miratimin e Perëndisë, pavarësisht se çfarë thoshin të tjerët. Ashtu si Pjetri, ne mund të mësojmë se si të përballemi me kundërshtimin duke parë shembullin e Jezusit dhe duke e dëgjuar Atë. Atëherë ne mund të ndjekim këshillën e Pjetrit për të krishterët e hershëm, të cilët ishin nën presion dhe persekutim për besimin e tyre:

Vargu biblik
Silluni mirë ndër johebrenjtë, që aty ku do t’ju paditin si keqbërës, të përlëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira. – 1 Pjetrit 2:12

Pyetje

  • A përballeni me shumë kundërshtime nga jo të krishterët? Si e trajtoni atë situatë?
  • Si udhëhiqeni në mes të presionit të vazhdueshëm të botës për ta larguar Perëndinë nga jeta juaj ku në vend që të lartësoni Atë , ju lartësoni veten?


Lutja
Jezus, shembulli yt dhe fjalët e Tua “jo kështu me ty” kumbojnë ndër shekuj, ashtu si fjalët e Pjetrit. Kur jam duke përjetuar presion për t’u përshtatur me besimet dhe praktikat e botës, më forco që të jetoj dhe të udhëhiqem nga Perëndia, duke e lartësuar vetëm Atë. Në emrin Tënd lutem, Amen

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera