Ndonjëherë mësimet e Perëndisë janë vetëm për t’u rritur ne personalisht. Disa herë,  Perëndia ofron mundësi të ndryshme  që të përcjellë atë që do t’na mësojë, duke e shumëfishuar fjalën dhe mençurinë e Tij, e duke na bërë më të përgjegjshëm. Le të lejojmë që fjala e Perëndisë të arrijë qëllimin e Tij të dëshiruar në jetën tonë. Ndërsa Ai na jep mundësi, le të jemi gati të përcjellim atë që Ai po na mëson.

 

Pyetje

  1. Çfarë mendoni se po ju mëson Perëndia nëpërmjet fjalës së Tij?
  2. Çfarë shembujsh mund të përmendni të fuqisë së fjalës së Perëndisë në jetën tuaj ose në jetën e njerëzve të tjerë që njihni?

Vargu nga bibla

“Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbijë në mënyrë që ai që do të mbjellë të marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë, kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.” (Isaia 55:10-11)

 

Lutja :

Zot faleminderit për fuqinë e fjalës Tënde. Të ftoj ty sot të përmbushësh gjithçka që dëshiron në jetën time dhe në jetën e njerëzve që takoj këtë javë. Unë lutem në emrin e Jezusit, amen.

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera