Teksa e vendosim veten në këmbët e kryqit – duke hedhur poshtë çdo gjë me vlerë, të gjithë mëkatin dhe fajin tonë dhe të gjitha shqetësimet tona te këmbët e Jezusit – jeta jonë është e fokusur tek Zoti. Duke u përulur në dritën e dashurisë së Tij vetëmohuese, ne fillojmë ta kuptojmë veten si burra dhe gra që janë të falur. Ne e kuptojmë koston dhe thellësinë e mëshirës dhe hirit të Perëndisë. Përulësia e kryqëzuar është vendi i fillimit për shërbimin si Jezusi.
Pyetje
- A ju kujtohet se si Zoti ju bëri të gjallë në Krishtin? Cili ishte ndryshimi më i madh në jetën tuaj kur ndodhi kjo?
- Cila është për ju prova më e rëndësishme se sot jeni gjallë në Krishtin?
- A e kuptoni se Zoti e anuloi regjistrimin e akuzave kundër jush dhe se jeni vërtet të lirë dhe të falur? Çfarë do të thotë kjo për ju në jetën tuaj personale dhe si udhëheqës?
Vargu biblik
Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq; – Kolosianëve 2:13-14
Lutja:
Jezus, unë vij në kryqin Tënd sot dhe jap jetën time. Unë shikoj lart dhe kuptoj se dashuria Jote buron nga falja, jeta, shpresa e përtërirë dhe energjia. I përulur nga mëshira dhe hiri i Perëndisë, ngrihem për të shërbyer në emrin Tënd. Amen.