Ndikimin

Jeta e Jezusit pasqyroi ndikimin e Atit, një ndikim i forcuar dhe i mbështetur nëpërmjet vetmisë, Shkrimit dhe lutjes. Ai i rezistoi ndikimit të atyre që nuk e kuptonin thirrjen e Tij nga Zoti.

 

Pyetje

  • Kush ose çfarë ndikon më shumë në axhendën tuaj të jetës?
  • Sa mundësi ka Ati për të ndikuar në jetën tuaj?
  • Në mes të rrethanave në ndryshim dhe presioneve të përditshme, çfarë po bëni për të mbajtur fokusin tuaj te Perëndia dhe qëllimet e Tij?

 

Vargu biblik


Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: ”Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri. —Gjoni 5:19

 

Lutja:
Zoti Jezus, dua që këto fjalë të jenë të vërteta edhe për jetën time. E di që kjo nuk ndodh rastësisht. Këtë javë, unë i kthej mendimet e mia te Ti dhe me përulësi vij të dëgjoj atë që Ti ke për të thënë. Unë e vë veten në dispozicion për t’u ndikuar nga Shpirti yt, për lavdinë e emrit tënd, kërkoj, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera