Kërkesat e jetës ndonjëherë mund të na bëjnë të lëvizim me një ritëm jo të zgjedhjes sonë, ndonjëherë më të shpejtë ose më të ngadaltë, sesa ne preferojmë të ecim. Ndërsa hebrenjtë e ndiqnin renë çdo ditë, ata e jetonin jetën me ritmin e Perëndisë. Ashtu si hebrenjtë e lashtë, ne mund të jemi të sigurt se Perëndia po udhëheq rrugën, me ritmin e Tij dhe e di se ku po na çon.
Pyetje
- Si e përjetoni udhëheqjen e Perëndisë në jetën tuaj, ndërsa izraelitët udhëhiqeshin nga reja?
- Izraelitët duhej ta përshtatnin ritmin e tyre me ritmin e Perëndisë. A mendoni ndonjëherë se Perëndia është shumë i shpejtë apo shumë i ngadalshëm?
Vargjet biblike
Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin; por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej. – Eksodi 40:36-37
Lutja:
Zot, më lër të shfrytëzoj këtë moment për të dhënë axhendën time Ty dhe për të dëgjuar drejtimin Tënd. Ku më duhet të pushoj në kohën dhe ritmin Tënd? Ku është e nevojshme që unë të ndalem? Ku dhe sa shpejt duhet të shkoj? Më mbaj në hap me Ty ndërsa jetoj në këtë ditë. Në emër të Jezusit lutem, amen.