Me çfarë merreni, cili është profesioni juaj?
Vizioni i Perëndisë është të vendosë mbretërinë e Tij, duke përmbushur detyrat nëpërmjet udhëheqësve shërbëtorë që përfshijnë dhe ndikojnë njerëzit. Ne quhemi bashkëpunëtorë në shërbiesën e Zotit. Çfarëdo që të bëjmë, cilido qoftë roli ynë, udhëheqja shërbyese është mënyra se si ne injektojmë rëndësi të përjetshme në aktivitetet dhe marrëdhëniet tona të përditshme.
Pyetje
Si përgjigjeni kur njerëzit ju pyesin se çfarë bëni? A është përgjigja juaj e orientuar nga detyra, e fokusuar te vizioni apo te njerëzit?
Vargu biblik
Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë. Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të – 1 Korintasve 3:9-10
Lutja
Zot, më ndihmo të kujtoj se unë jam bashkëpunëtori Yt, i regjistruar në shërbimin Tënd, për qëllimet e Tua, sipas planit Tënd. Faleminderit që më ke dhënë një rol për të luajtur në atë që po bën në botë. Më kujto se ajo që bëj dhe si e bëj ka rëndësi për Ty dhe për të tjerët. Në emër të Jezusit lutem, Amen.