Na pëlqen të mendojmë se ne jemi në gjendje të kontrollojmë jetën tonë. Nëse nuk i kontrollojmë gjërat dhe njerëzit rreth nesh, ne mund të priremi të ndihemi sikur dështojmë. Kjo është e lidhur me frikën dhe krenarinë. Në fakt, është vetëm Zoti që ka çdo gjë në kontroll. Ne u krijuam për të shërbyer dhe jemi thirrur të kujdesemi për krijimin e Tij. Ne nuk jemi thirrur të kontrollojmë gjithçka apo të gjithë. Ne jemi populli i Tij, i thirrur për të zhvilluar vetëkontroll nëpërmjet Frymës së Tij, në mënyrë që të shërbejmë si Jezusi.

 

Pyetje:

  1. Sa e vështirë është për ju të përballeni me situata për të cilat nuk keni kontroll?
  2. Çfarë do të thotë për ju që Zoti është në kontroll dhe se ju vetëm duhet t’i besoni dhe t’i shërbeni Atij?

Vargu nga bibla :

Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj. Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë. (Psalmi 24:1-2

Lutja

Zot, unë rrëfej se ka raste që unë vazhdoj edhe luftoj me dëshirën për të kontrolluar gjithçka. Unë marrë vendin tënd që të takon vetëm ty dhe përpiqem ta orkestroj jetën sipas dëshirës time. O Zot më fal. Unë kam nevojë për Frymën Tënde që të krijojë vetëkontroll hyjnor brenda meje dhe të qëndrojë në vendin tim si shërbëtori yt. Unë lutem në emrin e Jezusit, amen.

 

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera