Kur shërbimi kërkon guxim

Kur Jezusi u përball me Pilatin, Ai shfaqi prani të madhe mendore dhe guxim të qëndrueshëm, siç bëri Stefani kur u përball me udhëheqësit fetarë, së bashku me shumë dëshmitarë besnikë gjatë shekujve. Guximi i ngjashëm me Krishtin buron nga besimi se ne jemi thirrur nga Perëndia dhe jemi fuqizuar nga Shpirti i Tij.


Pyetje

  • Cilat karakteristika ju vijnë në mendje kur mendoni për një shërbëtor? A mendoni për guximin?
  • Ku po ju thërret Zoti që të shërbeni me besim dhe guxim?

Vargu biblik
Kështu mund të themi, me plot besim: “Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të më bëjë njeriu?.” – Hebrenjve 13:6

 

Lutja
Zot, ti je ndihmuesi im. Çfarë mendimi i mahnitshëm! Ti më vjen në ndihmë, duke më mbushur me besim dhe guxim për t’i shërbyer qëllimeve të Tua në çdo rrethanë. Kur frika më pushton, kur besimi im dobësohet, inkurajoje zemrën time dhe më forco që të të shërbej me guxim. Unë lutem në emër të Jezusit, Amen.

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera