Të gjithë arrijnë atje në një moment: momenti kur energjia mbaron dhe mjaft është, mirë, mjaft. Shërbimi e ka lënë shërbëtorin të varfëruar. Ministria e ka zbrazur të gjithë energjinë nga trupi dhe shpirti. Në kohë si këto, Zoti dërgoi engjëllin e Tij për t’u kujdesur për nevojat fizike të Elijas dhe më pas Ai e thirri Elijan që të shkonte për t’u takuar me Të, në mënyrë që Ai personalisht të mund t’a rivendoste Elijan shpirtërisht.
Pyetje
- Kur keni qenë pa energji për shkak të të gjitha ngarkesave që ju është dashur të mbani si një udhëheqës i krishterë?
- Si dhe ku e gjeni energjinë e re për t’u rigjallëruar?
Vargu biblik
Perëndia i tha: “Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit”. Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet. (1 Mbretërve 19:11)
Lutja
Zot, i madhi, “UNË JAM”. Ti je burimi im i jetës, që më rikthen fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Faleminderit që kujdesesh për mirëqenien time. Më kujto që të eci me Ty, për të dëgjuar pëshpëritjen Tënde dhe për t’u rimbushur për shërbesë. Më kujto se Ti je ende (dhe gjithmonë) në punë; më kujto të dëgjoj fjalën Tënde, e cila është më se e mjaftueshme për të më çuar në të ardhmen. Në emër të Jezusit lutem, Amen.