Të jetosh thellë në hirin e Perëndisë është thelbësore për zhvillimin e ndikimit hyjnor. Ndërsa shiu zhytet në tokë, duke e ujitur atë dhe duke krijuar rritje të re, Perëndia dëshiron që hiri i Tij të ngopë aq shumë zemrat dhe mendjet tona, saqë hiri do të vërshojë gjithnjë e më shumë te të tjerët nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve tona. Le të reflektojmë mbi ndryshimin që hiri i Perëndisë ka bërë në jetën tonë ndërsa fillojmë sërish një javë të re.

Pyetje

  1. Çfarë rrjedh nga jeta dhe lidershipi juaj? A bëjnë fjalët dhe ndikimi juaj që hiri i Perëndisë të vërshojë në jetën e të tjerëve?

  2. Si mund të mbushesh më shumë me hirin e Perëndisë, në mënyrë që jeta jote të vërshojë dashurinë e tij ndaj të tjerëve?

 

Vargu nga bibla

“Kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jezu Krishtin”. (1 Timoteut 1:14)

Lutja :

Jezus, Ti ke dhënë kaq shumë hir mbi mua, duke më sjellë nga vdekja në jetë, duke shëruar të kaluarën time dhe duke transformuar të tashmen dhe të ardhmen time. Mendoj se sa shumë kanë nevojë disa njerëz rreth meje për hirin Tënd. Lejoje hirin tënd ndaj meje të vërshojë në marrëdhëniet e mia që kam me të tjerët. Në emrin Tënd lutem, amen.

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera