A është Zoti plotësisht i besueshëm? Kjo është një pyetje e rëndësishme për udhëheqësit që ndjekin shembullin e Jezusit. A mund t’i besohet Perëndisë, njëherë e përgjithmonë, si dhe në rrethanat që ndryshojnë çdo ditë? A mund t’i besojmë Perëndisë që të na tregojë rrugën përpara ndërsa varemi me përulësi tek Ai? A është Ai i denjë për besimin tonë? Nëse po, ne mund ta ndjekim me siguri drejtimin e Tij dhe mund të mbështetemi tek Ai për të përmbushur qëllimet e Tij ndërsa përulemi për t’u shërbyer të tjerëve.
Pyetje
Cila është përvoja juaj në muajt apo vitet e fundit: Sa i besueshëm është Zoti? A keni arsye për t’u zhgënjyer apo inkurajuar nga kujdesi i tij për ju?
Si mund të jeni ju si udhëheqës i besueshëm për të tjerët që mbështeten tek ju?
Vargu nga bibla
Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë (1 Gjonit 1:5)
Lutja :
Zot, jam i qetësuar nga dëshmia e Gjonit se Ti je plotësisht i besueshëm. Asnjë copë errësirë nuk ekziston në Ty. Ti je drita ime, edhe kur rrethanat e mia mund të jenë ndonjëherë të vështira. Për shkak se Ti je plotësisht i besueshëm, këtë javë unë mund ta vendos besimin tim me përulësi dhe besim tek Ti si udhëheqësi dhe udhërrëfyesi im. Në emër të Jezusit lutem, amen.