Forca për këtë javë
Mund të besojmë se Jezusi është sakrifica e përsosur, që dha jetën e tij për ne. Ai u ringjall nga vdekja dhe u kthye në parajsë ku po ndërmjetëson për ne. Çfarëdo që kemi nevojë, Jezusi është në gjendje të plotësojë nevojën tonë. Edhe nëse ndonjëherë nuk mund ta shprehim me fjalë, Ai e di saktësisht se çfarë kemi nevojë. Ai po i kërkon Atit të plotësojë nevojën tonë që ne t’i shërbejmë Atij sot.
Pyetje
- Çfarë ju nevojitet më shumë këtë javë për të udhëhequr si Jezusi?
- A keni nevojë për më shumë nga forca e Tij? Apo urtësia e Tij, dhembshuria e Tij, guximi i Tij, përulësia e Tij? Kërkoni dhe Ai do t’ju japë me bollëk
Vargu biblik
Kush është atëherë ai që dënon? Asnje. Krishti Jezus që vdiq, më tepër se kaq, që u ringjall, është në të djathtën e Perëndisë dhe po ndërmjetëson edhe për ne. (Romakëve 8:34)
Lutja
Jezus, sa mirënjohës jam që Ti je gjallë dhe ndërmjetëson për mua sot. Ti e di çdo nevojë timen, duke përfshirë atë që kam nevojë për të qenë në gjendje të jetoj sot me fokus në shërbimin e të tjerëve. Faleminderit që më lirove nga dënimi dhe më jep atë që kam nevojë çdo ditë, në mënyrë që të mund të shërbej plotësisht dhe lirisht në emrin Tënd, Amen.