Personi i mençur mendon se si të ndajë njohuritë e tij në mënyra që do të tërheqin interesin dhe vëmendjen e njerëzve. Të marrësh parasysh se çfarë të thuash, sa të thuash dhe kur ta thuash, janë të gjitha elemente të të folurit me mençuri. Të flasim me Perëndinë për këtë çështje përpara se të flasim me të tjerët, është gjithmonë një ide më e mirë. Duke i kërkuar Atij që t’i përzgjedhë fjalët tona dhe t’i vajosë ato me përulësinë dhe sigurinë e duhur.

Pyetje

  1. Sa efektiv je në ndikimin e të tjerëve nëpërmjet fjalëve të tua?
  2. E ke përjetuar që Zoti të ka dhënë fjalët e duhura në momentin që nuk dije çfarë të thoje?

 

Vargu nga bibla

Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira. (Fjalët e urta 15:2)

Lutja :

Zot, ti je një fjalëpërpunues, folës dhe mësues mjeshtër. Më fal për kohët që fola që nuk ishin me mençuri. Unë kërkoj që Ti t’i vajosësh fjalët e mia me Frymën Tënde. Qofshin fjalët e mia të mbështetura nga jeta ime, në mënyrë që ato të jenë të vërteta dhe t’u bëjnë thirrje të tjerëve. Le të zbulojnë mençurinë, jo marrëzinë e t’ju sjellin atyre jetë e shpresë. Unë lutem në emrin e Jezusit, amen.

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera