Kush ka ndikuar në jetën tuaj? Kush ju ka ndihmuar për t’ju dhënë atë që jeni sot? Asnjë prej nesh nuk qëndron vetëm; ne nuk jemi njerëz të vetë-bërë. Ne jemi ata që jemi sot për shkak të Perëndisë që na krijoi dhe na shpengoi nëpërmjet Jezus Krishtit, dhe familjeve, mësuesve, udhëheqësve dhe miqve që ndikojnë, mbështesin dhe janë prezentë tek ne gjatë gjithë jetës.
Pyetje :
- A ju keni thënë kohët e fundit se çfarë domethënie ka ndikimi i tyre për ju?
- Kë mund të falënderoni sot për ndryshimin në jetën tuaj?
Vargu nga Bibla:
Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë. (Filemoni 1:7)
Lutja:
Zot, faleminderit që më ke mbështetur dhe inkurajuar, dhe për njerëzit që ke dërguar në jetën time. Ndërsa gjej kohë sot për të reflektuar mbi njerëzit që ke përdorur për të ndikuar tek unë, më kujto ata që mund t’i kem anashkaluar. Më nxit të gjej mënyra për t’i falënderuar dhe nderuar ata. Në emër të Jezusit lutem, Amen.