Duke përhapur dashurinë
Kudo që të jeni, jini të vetëdijshëm për qëllimin e Zotit për t’qënë prane jush në çdo situatë. Ashtu si Jezusi, ftoni praninë e Atit në çdo detyrë dhe bisedë. Jini të pranishëm me ata që Perëndia ju sjell në rrugën tuaj, pranoni se ata janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij dhe takojini në pikën e tyre të nevojës.
Pyetje
- Ku dëshiron Zoti që të jeni këtë javë? Kë do të takoni? Me kë do të flisni? Cilat vende do të shkoni? Çfarë do të bëni?
- Si mund ta përjetoni praninë dhe dashurinë e Perëndisë në të gjitha ato momente këtë javë që vjen?
Vargu biblik
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin. – Romakëve 13:8
Lutja
Atë, sa të falënderoj për dashurinë Tënde për mua, e dëshmuar në durimin, udhëzimin dhe praninë tënde të hirshme në jetën time. Më ndihmo t’u jap të njëjtin hir atyre që takoj këtë javë, duke i parë ashtu siç i sheh Ti, duke u fokusuar tek ata si njerëz që kanë rëndësi për ty, siç bëri Jezusi. Unë lutem në emrin e Tij, Amen.