Lutja për armiqtë e tu është një nga format më të thella të dashurisë, sepse do të thotë se ti dëshiron vërtet që atyre t’u ndodhë diçka e mirë.

Ti mund t’u bësh të mira armiqve të tu, pa pasur një dëshirë të vërtetë që gjërat t’u shkojnë mirë, por lutja për ta, ofrohet në praninë e Perëndisë, i cili e njeh zemrën tënde. Lutja është ndërmjetësim te Perëndia për ta.

Lutja mund të jetë për kthimin e tyre në besim. Mund të jetë lutje për pendimin e tyre. Mund të jetë lutje që ata të zgjohen dhe të bëhen të vetëdijshëm për armiqësinë në zemrat e tyre. Mund të jetë lutje që ata të frenohen në spiralen kokëposhtë të mëkatit të tyre, edhe nëse kjo kërkon një sëmundje apo fatkeqësi. Megjithatë, lutja që Jezusi ka në mendje është gjithmonë për të mirën e tyre.

Këtë bëri Jezusi, teksa qëndronte i varur në kryq:

Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë. (Luka 23:34)

Edhe Stefani bëri të njëjtën gjë kur po e vrisnin me gurë:

Edhe si ra në gjunjë, thirri me zë të lartë: “O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!” (Veprat 7:60)

Jezusi po na bën thirrje jo vetëm që t’u bëjmë të mira armiqve tanë, duke i përshëndetur apo duke i ndihmuar në nevojat e tyre (Mateu 5:47), por edhe që të dëshirojmë më të mirën për ta dhe t’i shprehim ato dëshira në lutje, edhe kur nuk i kemi pranë armiqtë.

Zemrat tona duhet të dëshirojnë shpëtimin e tyre, praninë e tyre në qiell me ne dhe lumturinë e tyre të përjetshme. Perëndia na dhëntë hir që të lutemi si apostulli Pal për judenjtë, edhe pse shumë prej tyre ia vështirësuan jetën:

Dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij. (Romakëve 10:1)

 

John Piper (@JohnPiper) është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i Kolegjit dhe Seminarit Betlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i Kishës Baptiste Betlehem, në Miniapolis, Minesota. Ai është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Katër prej librave të John Piper janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e Shko Dëm Jetën, Pes Pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë, Virusi Korona dhe Krishti dhe Lajm i Mirë, Gëzim i Madh..

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera