Brenda-jashtë dhe me kokë poshtë
Jezusi u tha dishepujve të Tij se ata nuk duhej të ndiqnin vlerat apo metodat e udhëheqjes botërore. Jezusi e dinte se Ai po u mësonte atyre një koncept kundër-kulturor; ai që kërkon riorganizim të qëllimshëm të mendimeve, vlerave dhe marrëdhënieve ndërpersonale. Ai e dinte se ndjekësit e Tij do të duhej të transformoheshin nga brenda-jashtë në mënyrë që ta kthenin botën përmbys.
Pyetje
- A e kupton ndonjëherë se mënyra se si duhet të udhëheqë një i krishterë është kaq shumë ndryshe nga sa shohim në botën laike që na rrethon?
- Si e përballoni një stil kaq të ndryshëm udhëheqjeje?
- Si po e transformon Jezusi mendimin dhe marrëdhëniet tuaja dita ditës?
Vargu biblik
Por Jezusi i thirri pranë vetes dhe tha: ”Ju e dini që ata që konsiderohen sundues të kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë mbi to pushtetin e tyre; por kjo s’duhet të ndodhë midis jush; madje ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj; dhe kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë skllavi i të gjithëve..—Marku 10:42-44
Lutja:
Jezus, Ti e ktheve botën time përmbys duke ardhur nga parajsa për të më shërbyer me dashuri. Zoti u bë njeri, zotëria u bë shërbëtor dhe sundimtari u bë mik. Ktheje zemrën time nga brenda-jashtë, Zot, dhe transformo mendimin tim. Më ndihmo t’i dëgjoj ato fjalë të rëndësishme, “jo kështu me ty… në vend të kësaj…” Më ribërë sipas imazhit Tënd, kërkoj në emrin Tënd, Amen.