Ku e keni vendosur besimin tuaj? Në aftësinë tuaj, apo në karakterin dhe fuqinë e pandryshueshme të Zotit? E para lind nga krenaria dhe e largon Perëndinë. E dyta vjen nga përulësia dhe e lartëson Zotin. Besimi i gabuar na ndan nga Perëndia dhe i tensionon marrëdhëniet tona me të tjerët. Perëndisë mund t’i besohet për të përmbushur premtimet e Tij dhe për të përmbushur qëllimet e Tij.

Pyetje

  1. Ku po ju thërret Zoti që t’i besoni Atij këtë javë?
  2. Çfarë do të thotë për ju që Perëndia do t’i mbajë premtimet e tij? Cilin premtim të Zotit je duke pritur ti?

 

Vargu nga bibla

Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë? (Numrat 23:19)

Lutja :

Zot, e rrëfej se ka raste që i besoj vetes më shumë sesa të besoj Ty. Më fal. Më kujto se vetëm Ti e sheh të gjithë pamjen e madhe. Vetëm Ti je i mençur gjatë gjithë kohës. Ti je në gjendje të përmbushësh gjithçka që më intereson dhe gjithçka që ti më thërret. Ti do të përmbushësh premtimet e tua. Ti je plotësisht i denjë për besimin tim. Unë i drejtoj sytë e mia nga Ti. Në emër të Jezusit lutem, amen.

 

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera