Perëndia dëshiron të n’a bekojë nëpërmjet ndërveprimeve të përditshme me njerëzit në komunitetet tona: kolegët e punës dhe të shërbimit, miqtë dhe anëtarët e familjes, si dhe vëllezërit e motrat në Krishtin. Jezusi modeloi marrëdhënie njerëzore mbështetëse- reciproke me dishepujt dhe miqtë që e bekuan Atë me vetë praninë e tyre.Ne të gjithë kemi nevojë herë pas here për një inkurajim, veçanërisht kur puna jonë ndonjëherë mund të jetë e vështirë.
Pyetje
- Kë përdor Zoti për të të bekuar?
- Si jeni duke u bekuar duke qenë në marrëdhënie me të tjerët?
- Kë po bekoni përmes ndërveprimeve tuaja me ta?
Vargu biblik
Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njëri tjetrin ashtu sikur edhe bëni (1 Thesalonikasve 5:11).
Lutja
Zot, faleminderit për vëllezërit dhe motrat në Krishtin që më bekojnë me besimin dhe inkurajimin e tyre reciprok. Faleminderit për anëtarët e familjes dhe miqtë me të cilët kam marrëdhënie të dashura dhe të qëndrueshme. Faleminderit për kolegët dhe fqinjët që bëjnë një ndryshim në jetën time. Më ndihmo të jem një bekim për ta këtë javë, lutem në emrin e Jezusit, Amen.