A ka vargje në Bibël që vërtetojnë se Jezusi nuk është Perëndi?

Përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është: Jo! Por ka më shumë për të thënë për këtë sesa thjesht jo, kështu që le të shohim vargjet që ndonjëherë përdoren për të pohuar këtë.

  1. Ati im është më i madh se unë”. (Gjoni 14:28)

Jezusi e thotë këtë kur u thotë dishepujve se do të shkojë tek Ati. Ati është Ai që ka dërguar Jezusin për të përmbushur misionin e tij. Ndërsa ishte në tokë, Jezusi iu nënshtrua vullnetit të Atit të tij. Shih gjithashtu Gjoni 4:34 që thotë: Jezusi u tha atyre: “Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Jezusi nuk është Perëndi, thjesht se Jezusi e pranon autoritetin e Atit si “agjencinë dërguese”.

Një pasazh i ngjashëm është: “Unë nuk mund të bëj asgjë vetë. Siç dëgjoj, gjykoj dhe gjykimi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi” (Gjoni 5:30) Jezusi po kryente vullnetin e Atit këtu në tokë. Kjo nuk do të thotë se Ai nuk ishte Perëndi, por më tepër do të thotë se Ai dhe Ati janë një. Lexoni gjithashtu Gjonin 5:18: “Kjo ishte arsyeja pse judenjtë kërkonin edhe më shumë ta vrisnin, sepse jo vetëm që shkelte të shtunën, por edhe e quante Perëndinë Atin e tij, duke e bërë veten të barabartë me Perëndinë.” Judenjtë e pranuan pretendimin e Jezusit për hyjni dhe kjo i bëri ata të zemëruar.

 

  1. “Ati im është më i madh se të gjithë.” (Gjoni 10:29)

Këto fjalë i thotë Jezusi kur flet për delet që janë të tijat. Në vargun e mëparshëm, Jezusi thotë: “Unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime”. Nëse Jezusi është në gjendje të japë jetë të përjetshme, atëherë Ai është Zoti. Në vargun tjetër, Ai thotë: “Askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit.” Dora e Jezusit dhe e Atit janë me sa duket një dhe e njëjta. Përfundimi logjik është se Jezusi dhe Ati janë një dhe kjo është pikërisht ajo që Jezusi thotë në vargun vijues: “Unë dhe Ati jemi një.” Një në hyjni dhe qenie. Fjalët e Jezusit u panë si një pretendim për hyjni nga judenjtë, të cilët morën gurë për t’a vrarë. Ajo që Ai tha ishte blasfemi në veshët e tyre!

 

  1. “…Unë i dëboj demonët me anë të Frymës së Perëndisë…” (Mateu 12:28)

Në këtë pasazh, Jezusi po i dëbon djajtë me anë të Frymës së Perëndisë. Ky varg nuk vërteton asgjë tjetër veçse se Ai është i mbushur nga Fryma e Shenjtë dhe nuk tregon në asnjë mënyrë se ai nuk është Zot. Farisenjtë po e akuzonin Jezusin se Ai po i dëbonte djajtë me anë të Beelzebubit dhe përgjigja e Jezusit ishte se Ai e bëri këtë me fuqinë e Frymës.

 

Përfundim: Jezusi pohoi se Ai dhe Ati ishin një në shumë raste, dhe kjo është ajo që përfundimisht i shtyu udhëheqësit fetarë të bënin një plan për t’a hequr atë.

 

(C) Copyright: Fokusi / Fjalebiblike.net

 

Copyright @ FjaleBiblike.net

Loved this? Spread the word


Shkrime të tjera